GazetaMax
Ballina

Dashuria zgjat vetëm tri vjet

A ekziston dashuria e përjetshme? Sipas studimeve më të fundit duket se JO.
Për shkak të mosgjetjes së ekuilibrit, keqkuptimeve apo tradhëtive pjesa më e madhe e çifteve sot ndahen pa mbushur ende 3 vjet. 
Një hulumtim me 1 953 persona në Britani ka nxjerrë një rezultat të trishtë: Lidhjet po zgjasin gjithmonë e më pak.
Jetëgjatësia mesatare e një historie dashurie, qoftë kjo mes një çifti të martuar ose jo është përafërsisht 2 vjet e 9 muaj. Madje edhe viti i fundit i marrëdhënies kalohet në krizë, që më pas çon drejt ndarjes, shpesh jo të këndshme. 
Me mungesën e ekuilibrit, ndjenjave që humbin nga intensiteti, keqkuptimeve apo tradhtitë e 24 për qind e çifteve të martuar, 41 për qind e atyre që bashkëjetojnë dhe 35 për qind e atyre që jetojnë më vete, nuk e festojnë vitin e 3-të të lidhjes.
I kujt është faji?
Për 54 për qind të të anketuarve, i rrjeteve sociale, që marrin kohën dhe hapësirën mes një çifti duke favorizuar kështu ndarjen, transmeton EO.
79 për qind e të pyeturve ka deklaruar se kanë përdorur në mënyrë të shpeshtë rrjetet sociale si Twitter, Facebook apo Instagram; 34 për qind kanë rrëfyer të kenë humbur partnerin për fajin e këtyre rrjeteve sociale ose sepse kanë rivendosur kontakte me ish-in e tyre. Ndërsa 12 për qind ka pohuar se përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale ka ndikuar në mospasjen e një jete të lumtur si çift.
Armiku i vërtetë duket të jetë interneti edhe pse për ironi, 36 për qind e çifteve kanë pohuar të jenë njohur përmes rrjeteve sociale dhe chat-eve.

Related posts

Mickoski: Nuk do ta mbështesim interpelancën kundër Gashit

Gazeta Max

Ju prezantojmë Tony me “Tanz Tanz”

Gazeta Max

Njihuni me talentin nga Zvicra që synon të bëj diçka të bukur në muzikën shqiptare

Gazeta Max