GazetaMax
Sport

​Këtu mund ta ndiqni LIVE shortin për Euro 2024

Me fillim nga ora 12:00 Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të mësojnë kundërshtarët e tyre për kualifikueset për Euro 2024.
Hedhja e shortit do të bëhet në Frankfurt të Gjermanisë.
Në fazën e kualifikueseve të këtij turneu pjesëmarrëse do të jenë 53 skuadra, kurse Gjermania në rolin e organizatores së Euro 2024 kualifikohet automatikisht dhe për këtë arsye nuk merr pjesë në short.
Kosova është e pozicionuar në vazon numër 4, së bashku me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut.
Në anën tjetër, Shqipëria zë vend në vazon numër 3, ku të përfshira janë edhe Ukraina, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, Mali i Zi, Rumania, Suedia dhe Armenia.
Bazuar në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk mund të jetë në të njëjtin grup me Serbinë ose Bosnje Hercegovinën. I njëjti rregull vlen edhe për: Armeni/Azerbajxhan, Bjellorusi/Ukrainë, Gjibraltar/Spanjë.

Related posts

West Ham shton interesimin për Armando Broja

Gazetamax.mk

Rashica drejt Galatasarayt, trajnerit të Norwich s’i prishet qejfi aspak: Lëvizje e mirë për të dhe klubin

Gazetamax.mk

Lajm “bombë”, Milan gjen zëvendësuesin e Rebic te Inter

Gazetamax.mk