Kumanovë, 9 Tetor – Pas gati 7 dekadash ekzistencë, për herë të parë ka filluar rikonstruimi i tërësishëm i objektit të Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë. Punimet rreth rikonstruimit pritet të kryhen në disa faza si brenda ashtu edhe jasht objektit.
“Kanë filluar punimet rreth fasadës në pjesën e përparme të objektit.Do të bëhet rinovim i tërësishëm te Dispanseri për fëmijët.Dyer, dritare do të ndërrohen, dyshemeja do të jetë medicinale, inventari do të ndrrohet komplet i ri, vazhdojnë pastaj punimet me punë kjo pjesa e jashtme me u fasadu në lertësi deri në 2 metrapasiqë siç e shifni është tepër e dëmtuar, me një fjalë kushtet do të jenë kushtet shumë më të mira si për pacientët gjithashtu edhe për të punësuarit tanë”, tha për TVM2, Drejtori i ISHP-së, Shtëpia e Shëndetit” – Kumanovë, Faruk Alili.
Drejtori i “Shtëpisë së Shëndetit” Kumanovë, Faruk Alili, gjithashtu njoftoi se paralelisht po rikonstruohen edhe Objektet e Ndihmës së shpejtë dhe Ambulanta në “Lagjen e Trimave”.
“Edhe objekti i Ndihmës së Shpejtë i cili gjendet në pjesën tjetër edhe atje do të zhvillohen rinovime si ndrrim i dyerve, dritareve, dyshemeja, mjetet e punës, gjithëçka që ka brenda do të jet e re, gjithashtu edhe një pjesë e Ambulantës në Lagjen e Trimave, ku atje veçse kemi përfundu rregullimin e çatisë dhe në të ardhmen pasojnë punimet rreth renovimit të objektit,” – tha për TVM2, Faruk Alili.
Ndryshe një pjesë objektit të ktij institucioni shëndetësorë u ndërtua në vitin 1953, e që u kompletua i tërri rreth vitit 1970, punimet kapin vlerën rreth 5 milion denarë mjete këto vetanake të “Shtëpisë së Shëndetit” Kumanovë.