Wednesday, April 29, 2026

Lajmi në kohë reale

Flota e maqinerisë së IM Beton dhe EL Trans furnizohet me 6 kamionë të rinj x6 New MAN 2025

Kompania elite IM Beton & EL Trans kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të flotës së tyre të maqinerisë, duke u furnizuar me 6 kamionë të rinj të markës MAN Truck & Bus, modeli 2025. Këto mjete të reja pritet të rrisin ndjeshëm kapacitetet operative dhe efikasitetin në transportin dhe shërbimet që ofronë kompania.

Investimi në kamionët e rinj është pjesë e strategjisë për modernizimin e flotës dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e ndërtimit, transportit dhe furnizimit me beton. Me teknologji moderne dhe performancë të lartë, kamionët e rinj do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, shpejtësisë dhe cilësisë së transportit në projektet ku operojnë këto kompani.

IM Beton & El Trans njihen si një kompani e fuqishme në sektorin e betonit dhe materialeve ndërtimore, e cila operon me kapacitete të mëdha prodhimi dhe me një numër të konsiderueshëm punëtorësh, e bën këtë investim edhe më të rëndësishëm për zhvillimin e projekteve ndërtimore në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm.

Furnizimi me 6 kamionë të rinj MAN 2025 dëshmon për rritjen dhe ambiciet e kompanive për të zgjeruar aktivitetin e tyre, duke investuar në teknologji moderne dhe duke forcuar kapacitetet për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe ndërtimore.

https://www.facebook.com/share/p/1LuaUCaD33/

Latest Posts

Mos e humb lajmin