Drejtori i NPK “Tetova” i përgjigjet Bajram Rexhepit: “Faktet flasin më fort se deklaratat politike”
Drejtori i NPK “Tetova” i përgjigjet Bajram Rexhepit: “Faktet flasin më fort se deklaratat politike” “A je në rregull, o Bajram? Apo po zgjedh me vetëdije ta mashtrosh opinionin publik?” Kështu i është përgjigjur drejtori i NPK “Tetova”, Samet Bislimi, deklaratave të fundit të Bajram Rexhepit, duke e akuzuar atë për publikimin e informacioneve të pasakta dhe për përpjekje për të krijuar mjegull rreth punës së ndërmarrjes. “Nëse nuk i ke informacionet e sakta, atëherë informohu më mirë. Nëse i ke dhe megjithatë i shtrembëron, atëherë qytetarët meritojnë ta dinë të vërtetën. Koha e propagandës dhe akuzave pa fakte ka kaluar. Faktet flasin më fort se deklaratat politike”, thuhet në reagimin e Bislimit. Ai thekson se më poshtë do të paraqiten, sipas tij, faktet dhe dëshmitë që kundërshtojnë deklaratat e Rexhepit. Në fund, Bislimi i është drejtuar Rexhepit me një tjetër kritikë, duke e lidhur atë me periudhën kur ka qenë këshilltar i ish-kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi: “Bajram, Tetova ju njeh mirë. Ke qenë këshilltar i Teuta Arifit, në kohën kur, sipas nesh, Komuna dhe NPK-ja u zhytën në borxhe. Prandaj, para se të flasësh për gjendjen e sotme, shiko edhe të kaluarën dhe përgjegjësitë e asaj periudhe.” https://www.facebook.com/share/p/1GwyEA5uVR/