GazetaMax
Lajme

Integriteti në sektorin publik është parakusht për zbatimin e Konventës së KB-së kundër korrupsionit

Shkup, 12 tetor – Integriteti në sektorin publik është parakusht për zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit, ky ishte konkluzioni nga fjalët hyrëse në tryezën e rrumbullakët “Standarde të integritetit në sektorin publik sipas Konventës së KB-së kundër korrupsionit, (nenet 7,8 dhe 10)” që u mbajt sot në organizim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Muhamed Toçi, tha se lidhur me standardet që janë temë e ngjarjes së sotme, siç është potencuar edhe në raportin e ciklit të dytë në shqyrtim të implementimit të Konventës, janë ndërmarrë më shumë masa dhe aktivitete në pajtim me kërkesat e dispozitave të Konventës.

“Në lidhje me nenin 7 – Sektori publik, është miratuar legjislacioni që rregullon procedurat e punësimit përmes një procedure përzgjedhjeje transparente dhe konkurruese. Mbajtja dhe pensioni i punonjësve të sektorit publik. Parashikohen trajnime të rregullta kundër korrupsionit për nëpunësit administrativë, janë vendosur rregullat për lëvizje dhe rotacion të pozicioneve, ndërsa kompensimi për punonjësit në sektorin publik përllogaritet sipas sistemit të pikëve. Raportimi për financimin e zgjedhjeve dhe kontrolli i financimit të partive politike është i rregulluar”, informoi ai.

E përmendi edhe Ligjin për mbrojtjen e informatorëve dhe Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave, ndërsa lidhur me nenin 10 – Njoftim publik, e përmendi Ligjin për qasje të lirë në informacione të karakterit publik.

Vlladimir Georgiev, anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, theksoi se vetë ratifikimi i konventës tregon se bëhet fjalë për një problem global që zgjidhet në nivel global.

“Vetë struktura e kësaj Konvente tregon se nevojitet një sistem gjithëpërfshirës në luftën kundër korrupsionit, i cili përfshin katër shtylla kryesore, përkatësisht masat parandaluese, kriminalizimin, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe, natyrisht, konfiskimin e pasurisë së fituar përmes korrupsionit dhe kthimin e prona nga vendet ku është fituar përmes korrupsionit në ato vende ku është transferuar, duke shtuar se janë të nevojshme masa që do të ngushtojnë rreziqet e korrupsionit, por edhe do të forcojnë ndërgjegjësimin dhe integritetin e nëpunësve”.

Sipas Pllamenka Bojçevas, drejtoreshë e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së lirë në informacionet me karakter publik, një prej mënyrave drejt arritjes së një shkalle më të madhe të integritetit është nxitja e qytetarëve për t’i përdorur të drejtat kushtetuese dhe ligjore siç është e Drejta e qasjes në informacione.

Për Biljana Cvetanovska Gugoska, drejtuese e sektorit për qeverisje demokratike, UNDP, theksoi se korrupsioni është pikë e dhimbshme për zhvillimin.

“Qëllimi themelor i organizatës sonë është të mbështesim vendet që të kenë zhvillim dhe progres. Në mënyrë të pashmangshme, zbatimi i Konventës së OKB-së kundër Korrupsionit, e cila është e fokusuar në inkurajimin e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës, bëhet vendimtare për të arritur qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe realizimin e agjendës së vitit 2030”, tha ajo.

Tryeza e rrumbullaktë vazhdoi me prezentimin e neneve 7,8 dhe 10 të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit dhe ndarjes së përvojave në zbatimin e masave për parandalimin e korrupsionit lidhur me nenet e lartëshënuara.

Related posts

Nikolovski riformaton programin e subvencionimit të bujqve

Gazetamax.mk

Të vërtetat (e survejuara) mbi ilegalen shqiptare

Gazetamax.mk

Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

Gazetamax.mk