GazetaMax
Lajme

Çmimet e larta të drurit, shtohen aktivitetet ilegale

Tetovë, 13 tetor – Rritja enorme e çmimit të druve ka bërë që të shtohen aktivitetet për prerjen ilegale të druve në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit. Duke mos pasur mundësi qytetarët që të blejnë, shpeshherë marrin guximin që në mënyrë ilegale të sigurojnë drunjtë për ngrohje. Por, në këtë mënyrë ata bëjnë vepër penale për të cilën parashihet dënim me para dhe burg nga tre deri në pesë vite. “Këtë vit, deri më 30 shtator, në Sektorin e Punëve të Brendshme në Tetovë janë regjistruar gjithsej 15 kallëzime penale, gjegjësisht në Tetovë katër dhe 11 në Gostivar të cilat janë dorëzuar në gjykatën kompetente për 9 vjedhje të druve, dhe 6 për shkatërrimin e pyjeve, për të cilat parashikohen gjobë me para ose burgim nga 3 deri në 5 vjet. Në kemi bashkëpunim aktiv dhe profesional me Policinë Pyjore edhe mjetet që zbulohen dhe konstatohet se janë përdorë gjatë kryerjes së këtyre veprave penale me vërtetim i dorëzohen Policisë Pyjore për veprime të mëtejshme”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Jo zyrtarisht, kohëve të fundit policia pyjore së bashku me policinë kanë konfiskuar dru që nuk kanë patur vula edhe në oborret e shtëpive të qytetarëve të Tetovës. Nga Policia e Tetovës, bëjnë të ditur se nëse policia ka dyshime se drunjtë janë siguruar në mënyrë ilegale ka të drejtë t`i konfiskojë edhe nga oborri I shtëpisë.

“Në bazë të rregulloreve dhe ligjeve nëse ekzistojnë informacione të sakta dhe të sigurta se kemi të bëjmë me drunë që burojnë nga veprat penale, me kërkesë të urdhrit nga prokuroria policia ka të drejt të hyjë apo veprojë edhe në oborr dhe të kontrollojë drunjtë kanë vulë ose jo dhe nëse asnjë dru i prerë nuk ka vulë në atë rast konfiskohen drutë dhe merren masa adekuate deri në zbulimin e personit që ka bërë prerjen e druve apo dëmtimin e pyjeve. Kështu që njoftojmë qytetarët, apeloj deri tek ata që qasjen deri tek drunjtë ta bëjnë në mënyrë legale sepse çdo qasje ilegale për të arritur deri tek drunjtë do të ketë edhe padi adekuate”, tha Fatmir Rexhepi. Ndryshe, çmimi i drurit për djegie në vendin tonë nëpër depot e Ndërmarrjes Publike “Pyjet e Maqedonisë” është 3 mijë denarë përfshirë edhe TVSH-në. Operatorët privat që blejnë dru direkt nga pyjet paguajnë 2500 denarë për metër kub, përfshi TVSH-në, por kur më pas ia shesin qytetarëve, çmimi dyfishohet dhe arrijnë afër 90 euro. Ministri i Mjedisit Jetësorë Naser Nuredini, tha se ekzistojnë dyshime se në treg po bëhet keqpërdorim me çmimet e drurit për djegie dhe se një çështje të tillë e ka ngritur edhe në séancë të Qeverisë.

Related posts

Azeski: Nëse nuk bëhet asgjë për energjinë elektrike, humbjet e kompanive do të jenë të mëdha

Gazetamax.mk

Përmbytjet, banorët presin dëmshpërblim

Gazetamax.mk

SHBA paralajmëron Kinën nëse i jep ndihmë Rusisë

Gazetamax.mk