Kampioni olimpik Shaban Tërstena sot ka ndarë “Oskare të arta olimpike” për personalitete dhe institucione që kanë mbështetur karrierën e tij.
Fitues të “Çmimeve olimpike” të Tërstenës janë: janë Kirill Manev, gazetar sportiv, Shaban Sinani, gazetar dhe komentator sportiv, Venco Donev, gazetar sportiv dhe pronar i portalit të vetëm të specializuar të sporteve marciale, Kemal Goca, gazetar sportiv nga Prishtina dhe Vlladimir Bulatoviq, gazetar sportiv.
Ky është manifestimi i gjashtë i tillë me të cilin legjenda e sportit vendor ka falënderuar mbështetësit e tij.
Shaban Tërstena mori Dekoratën për fitimin e medaljes së artë në mundje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1984, duke u shkruar me shkronja të arta në historinë e sportit vendor dhe botëror si kampioni më i ri olimpik, si dhe për fitimin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988 dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes në vitin 1982. Tërstena është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë për të rinj dhe seniorë. Është shpallur sportist i shekullit të 20-të të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shaban Tërstena është shembull se si me sukses të jashtëzakonshëm mund të bëhet simbol i vendit të vet dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në afirmimin e tij ndërkombëtar. Këtë vit është dekoruar me Dekoratën “8 Shtatori”.