GazetaMax
Sport

Wilder: Dua të boksoj edhe për tri vite

Deontay Wilder, në një intervistë të dhënë së fundi, ka paralajmëruar se mund të pensionohet nga boksi pas tri vitesh.
Duke folur në lidhje me përballjen me Robert Helenius, ai tha se dëshiron që të jetë në këtë sport edhe për tri vite, ndërsa, përgjatë kësaj kohe, ka dëshirë t’i sfidojë më të mirët.
“E respektoj Robert Helenius, pranova të ndeshem me të pasi po e shoh se është duke bërë mirë, është në një formë të mirë. Për aq sa jam në këtë sport, dua që të sfidoj më të mirët. Dua të jem këtu edhe për tri vitet e ardhshme”, tha ai, transmeton lajmi.net.
Siç dihet, tashmë është përcaktuar meçi Wilder – Helenius.
Kjo përballje do të zhvillohet më 15 tetor (nesër).

Related posts

Punë e kryer: Pogba arrin marrëveshje për t’u transferuar te Juventusi

Gazetamax.mk

Dukagjini mposht Llapin, Haxhihamza mbron dy penallti

Gazetamax.mk

FFM: Për shkak të lëndimit mungojnë Ristovski dhe Ethemi, ftesë për Bejtullain

Gazetamax.mk