GazetaMax
Lajme

INERKOM: Raporti i KE-së jep pasqyrë reale për sferën mediatike dhe digjitalizimin

Shkup, 17 tetor – Instituti për Zhvillim të Komunikimeve Elektronike publikoi një pasqyrë të shkurtër për Kapitullin 10, si dhe për pjesët që kanë të bëjnë për mediat, shoqërinë informatike dhe transformimin digjital, në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për progresin në Maqedoninë e Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Komisioni Evropian vlerëson se Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur ose më mirë thënë ka progres të kufizuar në sferën e mediave dhe shoqërisë informatike. INERKOM vlerëson se edhe ky raport jep pasqyrë reale, si edhe në të kaluarën, në lidhje me sferën mediatike dhe digjitalizimin e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut”, bëjnë të ditur në kumtesën nga INERKOM.

Nga atje theksojnë se Komisioni e vlerësoi Maqedoninë e Veriu si mesatarisht të përgatitur në sferën e transformimit digjital, duke dhënë numër të madh të rekomandimeve të cilët duhet të miratohen në legjislacionin e Maqedonisë së Veriut, si dhe në mënyrë plotësuese, Komisioni jep udhëzime të qarta për përmirësimin e trupave rregullatorë, si dhe digjitalizimin e institucioneve shtetërore.

Komenti i plotë për Raportin është i kapshëm në këtë link.

Related posts

Fjalët e Stojanço Angellovit, kundrejt histerisë anti UÇK

Gazetamax.mk

Dukshëm ulet numri i foshnjave të lindura para kohe

Gazetamax.mk

A do të krijon përçarje të madhe te të gjitha blloqet politike hyrja e ASH në Qeveri?!

Gazetamax.mk