GazetaMax
Lajme

Pendarovski – Fajon: Raporti i KE-së është udhërrëfyes për zbatimin e mëtejmë të reformave

Shkup, 18 tetor – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot e priti zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila qëndron për vizitë në vend, informon shërbimi për shtyp i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski u falënderua për mbështetjen e fuqishme sllovene në integrimet e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit kanë ndarë mendime dhe informata për raportin e Komisionit Evropian dhe vlerësuan se ai është një udhërrëfyes i qartë për zbatimin e mëtutjeshëm të reformave vendore.

Në takim është biseduar edhe për sfidat e krizës energjetike dhe ekonomike, luftën në Ukrainë, si dhe bashkëpunimin rajonal, perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ballkanit Perëndimor

Related posts

Liderët e (V)LEN-it, takim koordinues në Kuvend – do ta takojnë edhe Mickoskin

Gazeta Max

Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor i pashmangshëm, Parlamenti Evropian bën thirrje për mbrojtje!

Gazeta Max

Nebiu: Pushteti do të përpiqet të rrisë rejtingun në vitin që vjen

Gazeta Max