GazetaMax
Lajme

Procesi i riintegrimit dhe risocializimit është i rëndësishëm për përmirësimin e drejtësisë për fëmijët

Shkup, 20 tetor – Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, MPPS, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë sot mbajtën konferencën me titull “Për çdo fëmijë drejtësi”, me synim rishikimin e reformave që lidhen me të drejtat e fëmijëve në vend.

Ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançevski theksoi se ngjarjet e tilla janë të rendësishme sepse në këtë mënyrë afirmohen – rikonfirmohen të drejtat e fëmijëve dhe ajo që është e përfshirë në korpusin e interesit më të mirë për fëmijën.

Sipas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, çështja e drejtësisë për fëmijë është çështje e qasjes shumësektoriale.

Procesi i riintegrimit dhe risocializimit, tha ajo, është një proces i rëndësishëm dhe se në bashkëpunim me BE-në dhe UNICEF-in është bërë përmirësimi dhe avancimi i rregullimit ligjor.

“Kemi dokumente strategjike, strategjinë për drejtësinë për fëmijë, e cila parasheh aktivitete dhe masa që ne si institucione duhet t’i realizojmë në periudhën e ardhshme”, sqaroi Trençevska.

Prej UNICEF porositen se përpjekjet duhet të jenë në drejtim që të bëhet i gjithë sistemi, i cili duhet të jetë shumë më korrekt dhe t’i përgjigjet nevojave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Ngjarja përfundoi me një forum teatror kushtuar ndërgjegjësimit për dhunën e bashkëmoshatarëve, dhe shfaqën fëmijët dhe të rinjtë që punuan në iniciativa për të përmirësuar qasjen në drejtësi për fëmijët.

Related posts

Një biznesmen i pandalshëm si Astrit Salihu, kompania e tij Atdheu gjendet në krah të secilit shqiptar në botë

Gazetamax.mk

PLD kërkon të shkurtohen pagesat dhe numri i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse

Gazetamax.mk

Promovim i projektit IPA “Aktivizimi i grupeve vulnerable në tregun e punës”

Gazetamax.mk