GazetaMax
Lajme

Komuna e Gostivarit promovoi klasën për nxënësit me nevoja të veçanta

Gostivar, 20 tetor – Sot në shkollën fillore “Bashkimi” në Gostivar u promovua klasa e veçantë e sapo përfunduar për nxënësit me nevoja të veçanta.

Në këtë klasë ndjekin mësimin shtatë nxënës të rregullt nga kjo shkollë me specialistë të fushës në orë individuale nga 45 minuta.

Në ceremoninë e promovimit mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

“Si Komunë e Gostivarit jemi zotuar që për çdo nxënës do të kujdesemi dhe këtë e dëshmojmë në vepër duke krijuar edhe në kohë krize mundësi për mësim inkluziv në çdo shkollë”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Personat me nevoja të veçanta mbeten prioritet për Komunën e Gostivarit.

Related posts

Panair rajonal “Bukuritë e rajonit Sharr – Korab – Koritnik”

Gazeta Max

Dialogu, “Ilaçi” i çështjeve të hapura Shkup – Sofje

Gazeta Max

Emigranti humb jetën në Miravci, goditet nga treni

Gazeta Max