GazetaMax
Lajme

Petrovska: Jemi duke punuar intensivisht në Ligjin për infrastrukturën kritike

Shkup, 20 tetor – Jemi duke punuar intensivisht në Ligjin për infrastrukturën kritike, është një kornizë për krijimin e rezistencës në sistemet jetike për shtetin, theksoi sot Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në fjalimin e saj në konferencën “Drejt rezistencës dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: Përvojat rajonale”, e cila mbahet në kuadër të projektit Platforma për Politikat e Sigurisë së Evropës Juglindore, e organizuar nga Zyra e Fondacionit “Friedrih Ebert” në Shkup.

Në Konferencën kushtuar rëndësisë së kuadrit legjislativ dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike, ministrja Petrovska theksoi se në kontekstin e një arkitekture të ndryshuar evropiane të sigurisë, nevoja për të ndërtuar një sistem gjithëpërfshirës për të mbrojtur infrastrukturën kritike është më e madhe se kurrë.

“Çdo ditë jemi dëshmitarë të kërcënimeve të sofistikuara hibride dhe kibernetike që synojnë infrastrukturën kritike të vendeve në rajon, po bëhen kërcënime gjithnjë e më serioz dhe një sfidë serioze e sigurisë për shtetet, dhe sigurisht edhe për tonën. Shembujt tregojnë se miku i padukshëm mund të pengojë ose çaktivizojë pothuajse të gjitha segmentet e jetës sonë të përditshme. Në periudhën e kaluar në rajon kemi qenë dëshmitarë të një numri të madh të sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore, organizatat joqeveritare, sistemet e furnizimit me ujë, rrjeti i energjisë, transporti, një numër i madh shërbimesh online që përdoren nga qytetarët etj”, tha ministrja.

Ministrja theksoi se mbrojtja e infrastrukturës kritike, përveçse është domethënëse për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe të qytetarëve, është e nevojshme edhe për mbrojtjen e sigurisë së rajonit, por edhe të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së.

“Mbrojtja nuk mund të bëhet nga një ministri apo ndonjë drejtori që i është besuar kjo detyrë. Zgjidhja dhe përgjigja duhet parë nga prizmi i një sistemi të integruar për sigurinë kombëtare të shtetit bazuar në përvojat e të gjitha krizave të mëparshme që kemi kaluar dhe tejkalimin e qasjes së pjesshme që është përdorur deri tani, duke krijuar kushte për efektivitet, njëkohshmërinë dhe koordinimin e plotë të të gjithë aktorëve në sistem”, potencoi Petrovska.

Ministrja iu referua edhe ripërcaktimit normativ në këtë fushë, duke theksuar se është i nevojshëm miratimi i Ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike si hapi i parë në ndërtimin e një shoqërie elastike dhe funksionet vitale të së cilës sigurohen pa cenuar vlerat liberale, të drejtat dhe liritë e njeriut.

Related posts

Gërkovska: Me “E-inspektor” i forcojmë kapacitetet e të gjitha shërbimeve inspektuese

Gazetamax.mk

Bislimovski: Nga korriku amvisëritë kanë ulur shpenzimin e energjisë elektrike për 16%

Gazetamax.mk

Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Karposhit dhe Sonjes së Epërme

Gazetamax.mk