GazetaMax
Lajme

MASH: Jemi gati për implementimin e suksesshëm të rekomandimeve të BE-së

Shkup, 20 tetor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e gatshme të përballet me sfidat e shekullit të 21-të në arsim dhe të zbatojë me sukses të gjitha rekomandimet dhe udhëzimet e Bashkimit Europian, theksoi Jasmina Vukiqeviq këshilltare e posaçme në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, ditëve të fundit ajo mori pjesë në takimet shpjeguese për kapitullin 26 – arsim dhe kulturë, ku delegacioni i Maqedonisë mori rekomandime dhe udhëzime.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në kuadër të skriningut të ardhshëm dypalësh të planifikuar për në muajin maj të vitit të ardhshëm, deri më tani ka bërë procese të rëndësishme reformuese në fushën e arsimit dhe ato do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. Në përputhje me reformat e deritanishme, Ministria e Arsimit dhe Shkencës me sukses po zbaton Konceptin e ri në arsimin fillor të shoqëruar me planprograme shtesë, programe dhe udhëzime për zbatimin e procesit mësimor”, thekson MASH.

Ka filluar reforma në arsimin e mesëm profesional, qëllimi i vetëm i së cilës është përgatitja e të rinjve për t’iu përgjigjur plotësisht kërkesave të tregut të punës, si dhe janë krijuar tre Qendra Rajonale për Arsimin Profesional dhe Shkencën.

“MASH është një pjesëmarrëse e suksesshme në programet europiane, pra në Erasmus Plus dhe në Korpusin Europian të Solidaritetit”, shton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Related posts

Taravari në Prishtinë, takon Glauk Konjufcën dhe Enver Hoxhajn

Gazetamax.mk

Kërkon 2,500 euro për falje të dënimit /Kapet zyrtari i Shërbimit Korrektues: Paratë i gjenden në veturë

Gazetamax.mk

Në Shkup sanksionohen 190 vozitës, 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Gazetamax.mk