GazetaMax
Lifestyle

Cila është koha më e mirë e ditës për të ushtruar?

Dihet mirë se disa njerëz janë adhurues të mëngjesit, ndërsa të tjerë shijojnë më tepër orët e vona të ditës.
Thënë kështu, balancimi i ditës në një mënyrë që i përshtatet më së miri ritmit tuaj cirkadian, mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj.
Për shembull, shumë njerëz që pëlqejnë të qëndrojnë aktivë, zbulojnë se ka një kohë të ditës që u pëlqen të stërviten.
Nëse jeni një njeri që nuk i pëlqeni zgjimet herët në mëmgjes, atëherë me siguri as zgjimi për një stërvitje në orën 5 të mëngjesit nuk është gjëja juaj e preferuar.
A ka me të vërtetë një kohë të mirë për të ushtruar dhe cila është ajo?
Stërvitja në mëngjes mund t’ju ndihmojë të digjni më shumë yndyrë
Të ushtrohesh në mëngjes me stomakun bosh është mënyra më e mirë për të djegur dhjamin dhe për të humbur peshë.
Nëse dëshironi të ndiheni më vigjilentë në mëngjes, të ushtruarit herët mund t’ju ndihmojnë.
Të qenurit aktivë që në mëngjes mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e niveleve të stresit dhe të jeni më produktivë.
Megjithatë, disa njerëz mund të kuptojnë se stërvitja në mëngjes i bën ata më të përgjumur më shumë pasdite.
Gjithashtu mund t’ju bëjë më të uritur dhe nëse nuk keni energji mjaftueshëm pas stërvitjes.
Të ushtruarit pasdite mund të jetë gjithashtu e dobishme
Hulumtimet tregojnë se ushtrimet ndërmjet orës 1 dhe 4 të drekës mund të ndihmojnë gjithashtu.
Është zbuluar gjithashtu se trupi juaj mund të djegë natyrshëm më shumë kalori pasdite dhe duke u aktivizuar gjatë kësaj kohe, mund të digjni kalori shtesë, nëse ky është qëllimi juaj.
Duke qenë se trupi mund të prodhojë më shumë testosteron pasdite, stërvitja gjatë kësaj kohe mund të çojë në forcim më të mirë të muskujve.
Po nëse preferoni të bëni ushtrime në mbrëmje?
Nëse për ju është më mirë stërvitja në mbrëmje, disa ushtrime të lehta joge mund t’ju ndihmojnë të flini edhe më mirë.
Megjithatë stërvitja në mëngjes dhe në orët e drekës konsiderohet si më e mira, por të gjithë janë të ndryshëm dhe trupi i njeriut është kompleks.
Mund të ndodhë që stërvitjet e orëve të mëvonshme të jenë më të mirat për ju.
Bëni atë që iu përshtatet më së miri dhe ju lejon të bëni gjumin më të mirë të mundshëm gjatë natës.

Related posts

Bebet me kokë të madhe kanë tendencë të bëhen më inteligjentë

Gazetamax.mk

I vjen radha edha Vesa Lumës, shfaqet kaq provokuese

Gazetamax.mk

Mos i injoroni dhimbjet e kokës

Gazetamax.mk