GazetaMax
Lajme

Kovaçevski: Integrimi i Ballkanit Perëndimorë nënkupton një Europë më të fortë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borell tha se integrimi i Ballkanit Perëndimorë në BE është shumë i rëndësishëm dhe nënkupton një Evropë më të fortë.

Ai bëri apel për integrim të shpejtë të vendit dhe rajonit në BE, duke theksuar se do të parandalojë ndikimet e palëve të treta në rajon, por do të kontribuojë edhe në stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë Evropës.

“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s dhe si vend kandidatë që në ditën e parë të konfliktit iu bashkëngjitëm aleateve tanë NATO-s dhe SHBA-së. Sot jemi dëshmitare të agresionit që ka shkaktuar shumë viktima, mes tyre dhe fëmijë, Kemi dhe një numër të madh të refugjatëve. Evropa e Bashkuar mund të jetë një Evropë e fortë. Unë me kolegun tim bullgar po bëjmë përpjekje që përmes dialogut ti zgjidhim çështjet e hapura. Integrimi i Ballkanit Perëndimorë nënkupton një Evropë më të fortë”, deklaroi mes tjerash Kovaçevski.

Kovaçevski shtoi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe realizimin e reformave.

Related posts

Bytyqi: Të përqendrohemi në bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë në rajonin më të gjerë

Gazetamax.mk

MPJ përgënjeshtron se është arritur marrëveshje në mënyrë reciproke festimi i përbashkët i Goce Dellçevit

Gazetamax.mk

Po vijnë të rreshurat

Gazetamax.mk