GazetaMax
LIFESTYLE

Gati për mega projektin nga David Dreshaj, kënga e re me 18 Mars

” Ku je ” do të quhet projekti më i ri muzikor që po vjen shumë shpejt e konkretisht mr 18 Mars nga artisti me zërin dhe stilin unik David Dreshaj. Artisti shqiptar nga Mali i Zi rikthehet pas 7 muajve pauzë me një super këngë që pritet të jetë një mega projekt. Vetë Davidi është kujdesur për melodinë dhe tekstin ndërsa në bashkëpunim me Darko Dimitrov edhe për mix-master e për videon është kujdesur Max Production e ku do të jetë një realizim filmi në pak minuta. Këngëtari shumë i dashur ka paralajmëruar këtë këngë edhe në rrjetin e tij social shumë të ndjekur Instagram me disa foto e mini video. Davidi rikthehet pas këngës dedikuar motrës në dasmën e saj me titull ” Asaj” që ende vazhdon të jetë një super hit. Kureshtja ka nisur e mezi pritet rikthimi dhe kënga e tij më e re.

https://www.instagram.com/p/CbFT6e7NdUZ/?utm_medium=copy_link

Related posts

Flutra Muriqi po vjen me një super bashkëpunim me Turabin

e-max

Ndrysho pozicionin e fjetjes për të kontrolluar llojet e ëndrrave që shikon

e-max

Pse është e vështirë të gjeni punonjës të mirë?

e-max