Karim Benzema nuk do mund të jetë pjesë e skuadrës së Real Madrid për “El Clasicon”. Francezi do të humbasë ndeshjen kundër Barcelonës që do të luhet këtë të dielë në orën 21:00 në Santiago Bernabeu.
Stërvitja e sotme ishte vendimtare për të kuptuar nëse ai do të ishte pjesë e supersfidës ndaj Barçës dhe mediet spanjolle raportojnë se Benzema nuk doli në fushë me shokët e skuadrës.
Ai tentoi të rekuperohej në mënyrë që të mos humbiste supersfidën me Barçën, por nuk ia ka dalë që të kalojë dëmtimin e marrë në ndeshjen kundër Mallorcas të hënën që shkoi.
Pa Benzeman, Ancelottit i duhet të gjejë një tjetër zgjidhje për sulmin, me Jovic dhe Mariano Diaz Mejian, që duken si mundësitë e vetme, ndonëse tekniku nuk iu beson mjaftueshëm. Ndërsa mundësia tjetër është që të improvizojë me Iscon, Asension dhe Balen.