GazetaMax
Kuriozitete

FOTO/ Makthi i Barçës në Champions, habit reagimi i Muller pas “El Clasicos”

Vlerësimet për ndeshjen e Barcelonës në “El Clasico” kundër Real Madridit, të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 0-4, nuk vijnë vetëm nga brenda klubit katalanas, por edhe nga më tej.

Sulmuesi legjendar i Bayern Munich, Thomas Muller, ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka përgëzuar Barçën për lojën e bërë në “Santiago Bernabeu”.

“Urime për Barcelonën! Ishte kënaqësi të shikoja këtë shfaqje të çmendur sonte.“- shkroi gjermani në llogarinë e tij në Twitter, duke shoqëruar këtë postim me dy ikona, njëra me një fytyrë që shkel syrin dhe tjetra me duartrokitje.

Në këtë mënyrë, Muller donte të shfaqte mendimin e tij kur pa transformimin që ka pësuar skuadra e Barcelonës vetëm tre muaj pas largimit nga Champions League, pas humbjes në Mynih ndaj Bayernit. Gjermani njihet edhe si makthi i Barçës në Champions, pasi u ka shënuar katalanasve tetë gola në shtatë ndeshje që është përballur me ta.

Related posts

Do t’i vijë fundi ndërhyrjeve të rrezikshme me botoks dhe filera nga persona të pa licencuar

Gazeta Max

Liverpool heq dorë nga transferimi i yllit i madh

Gazeta Max

Pas pak luan Bad News Eagles, ja ku mund ta ndiqni ndeshjen

Gazeta Max