“E pabesueshme”, kështu reagon vëllai i Dybalas pas dështimit të marrëveshjes me Juventusin
Vëllai i Paulo Dybala, Gustavo duket se konfirmon lajmin se “La Joya” do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit me një mesazh në Instagram ku ka shkruar “E pabesueshme”.
Sulmuesi argjentinas do të largohet nga “Allianz Stadium” gjatë verës pasi ai nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub. Vëllai i tij Gustavo u duk i habitur nga përfundimi i negociatave dhe postoi një mesazh të thjeshtë në “Instagram” për të shprehur mosbesimin e tij ndaj asaj që ndodhi.
Bisedimet mes Juventusit dhe agjentit të Dybala rifilluan mëngjesin e sotëm në Continassa, por një takim dyorësh nuk mjaftoi për të arritur një marrëveshje. Juventusi i ofroi Dybalës një pagë më të ulët se ajo e rënë dakord në fund të vitit 2021, kur të dy palët kishin shtrënguar duart për një marrëveshje prej 11 milionë euro në vit, duke përfshirë shtesat.
Raportet e sotme sugjerojnë se Juventusi i ofroi Dybala një kontratë me përfitime prej 6-7 milionë euro në vit, e cila nuk ishte e mjaftueshme për argjentinasin. Takimi ishte gjithashtu relativisht i shkurtër, duke lënë të kuptohet se të dy palët nuk kishin arritur një marrëveshje.
Kështu Dybala pritet të largohet nga Juventusi pas shtatë vitesh në klub.