GazetaMax
Kuriozitete

Lukaku habit të gjithë me vendimin e tij

Lukaku vendos për t’u larguar nga Chelsea
Romelu Lukaku raportohet se dëshiron që të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi belg u rikthye te londinezët në vitin e kaluar për 113 milionë euro, por thuhet se nuk është i lumtur në “Stamford Bridge” sipas “Football Insider”.

E gjithë kjo thuhet se ka nisur në janar, kur Lukaku pati një përplasje me trajnerin, Thomas Tuchel.
Kjo i parapriu intervistës së 28-vjeçarit, kur ai pranoi publikisht se nuk është i lumtur te skuadra londineze.
Romelu Lukaku ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor 2026.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës i reprezentuesit belg, derisa ai vazhdon të jetë i lidhur me një rikthim te Interi.

Related posts

Modric- Real Madrid, merret vendimi përfundimtar

Gazeta Max

“World Championship 2023” në Spanjë, Granit Kuleta shpallet më i miri në Top 10

Gazeta Max

Alonso: Barcelona meritoi të fitonte, pasi krijoi shumë kundër Bayern Munich

Gazeta Max