GazetaMax
Ballina

Përfundimisht ky konkurrent i “Për’puthen” largohet nga programi

Ky konkurrent i “Për’puthen” largohet përfundimisht nga programi.
’Për’puthen’’ po vazhdon me sezonin e tretë me shumë ngjarje dhe debate.
Konkurrentët po vazhdojnë takimet e tyre dhe përzgjedhjet, shkruan lajmi.Ndërsa konkurrenti, Bledi Beqiri pasi u tërhoq nga takimet për të njohur më tej Efin në ‘’Përputhen’’, është larguar nga programi.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Bledi përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij personale në “Instagram”. Ai ka treguar se e ka marrë këtë vendim për arsye personale dhe familjare.
‘’Përshëndetje të gjithëve. Unë nuk do të jem më pjesë e Përputhen për disa arsye personale dhe familjare, ku do të më duhet të largohem. Më vjen keq që nuk arrita në përfundimin që unë doja të dilja me dikë bashkë. Por gjithmonë do të ngelet si një eksperiencë shumë e bukur për mua dhe nuk do ta harroj asnjëherë ccdo moment që kaluam bashkë si të mirë e të keqe’’, ka shkruar konkurenti.
Kujtojmë këtu, që Bledi me hyrjen në ‘’Për’puthen’’ mori gjithë vëmendjen e publikut pasi bën përshtypje me fizikun dhe luksin e tij nga postimet e shumta në rrjete sociale, ndërkohë që nuk ishte fare i panjohur për publikun.

Related posts

Kanceri i pankreasit vështirë zbulohet, mjekët tregojnë simptomat e para për të cilat u ankuan pacientët

Gazeta Max

Pesë ushqime që është më mirë të blini të ngrira

Gazeta Max

Toyota po përgatit një veturë më të madhe elektrike

Gazeta Max