Rektori i Universitetit Nënë Tereza (UNT) z.Bekim Fetaji priti sot në një takim zyrtar kriminologun dhe akademikun e ri, Rijad Bejtullai. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi për prurjet e reja shkencore në hapësirën akademike shqiptare.
Gjatë këtij takimi, kriminologu Bejtullai i dhuroi rektorit një ekzemplar të librit të tij më të ri studimor, “Krimi i Organizuar në kontekst rrajonal dhe ndërkombëtarë”. Ky punim vjen si një kontribut me vlerë të lartë akademike për studentët dhe studiuesit e fushës.
Fokus i bisedës mes rektorit dhe Bejtullait ishte zhvillimi dhe ngritja e shkencës së kriminalistikës ndër shqiptarët. Rektori përgëzoi autorin e ri për guximin dhe përkushtimin e tij në trajtimin e tematikave kaq komplekse, duke theksuar se institucionet akademike kanë gjithmonë dyert e hapura për mendjet e reja që pasurojnë bibliotekën tonë shkencore.
Nga ana tjetër, akademiku i ri Rijad Bejtullai u shpreh mirënjohës për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që UNT tregon ndaj kuadrove të reja dhe kërkimit shkencor.
