Monday, May 18, 2026

Lajmi në kohë reale

Këngëtarja italiane Elodie në lidhje me balerinën Françeska Nuredini

Këngëtarja italiane Elodie ka ngritur dyshimet për një lidhje të re dashurie, pasi publikoi një foto intime me balerinën shqiptare Françeska Nuredini gjatë pushimeve në Japoni.

Në foton që po bën xhiron e rrjetit, dyshja shfaqen duke shkëmbyer një puthje pasionante dhe duke përqafuar njëra-tjetrën.

Fansat po e konsiderojnë këtë si “zyrtarizimin” e marrëdhënies së tyre, pasi prej muajsh Elodie dhe Françeska janë parë së bashku në destinacione të ndryshme si Ibiza, Venecia dhe tani Japonia.

Lidhja mes tyre duket se ka lindur gjatë bashkëpunimeve profesionale, pasi Françeska është pjesë e trupës së vallëzimit të Elodies dhe e ka shoqëruar në turnetë e fundit muzikore.

Postimi ka shpërthyer menjëherë në rrjetet sociale, duke marrë mijëra reagime dhe komente nga fansat e këngëtares.

Latest Posts

Mos e humb lajmin