Monday, May 18, 2026

Lajmi në kohë reale

Martin Andonovski emërohet kryetar i Komitetit komunal të VMRO në Gostivar

VMRO-DPMNE ka emëruar Martin Andonovskin në krye të Komitetit Komunal të partisë në Gostivar.

Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i partisë, ndërsa Andonovski nga sot do të udhëheqë strukturën lokale të VMRO-DPMNE në Gostivar.

Martin Andonovski aktualisht është këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit, ndërsa ushtron edhe funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Unionit të Forcave të Rinjve të VMRO-DPMNE-së.

Sipas njoftimit të partisë, bëhet fjalë për një kuadër të ri dhe aktiv politik, i cili në periudhën e fundit është dalluar për angazhimin e tij në terren, komunikimin me qytetarët dhe aktivitetin politik në nivel lokal dhe partiak.

Latest Posts

Mos e humb lajmin