Monday, May 18, 2026

Lajmi në kohë reale

Komandant Hoxha: Ku ka dreqni në mesin e studentëve, unë nuk përzihem në turma të tilla

Ish-komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri, i njohur si “Komandant Hoxha”, ka reaguar përmes një statusi lidhur me protestat studentore për çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka shprehur qëndrim kritik ndaj përfshirjes së ish-funksionarëve politikë në këto protesta, duke theksuar se nuk pajtohet me pjesëmarrjen e tyre në tubime studentore.

“Ku ka Dreqen mesin e Studenteve,un nuk perzihem ne turmat te tilla”, ka shkruar Shaqiri, duke shtuar se sipas tij studentët duhet të mbeten të ndarë nga figurat politike që kanë qenë pjesë e vendimmarrjes ndër vite.

Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe periudhën e gjatë të qeverisjes së BDI, duke thënë se për vite me radhë nuk janë zbatuar në mënyrë të plotë çështjet e Marrëveshjes së Ohrit dhe janë shkaktuar, siç u shpreh ai, “dëme dhe skandale të ndryshme”.

Shaqiri thekson se kërkesat e studentëve për të drejtat gjuhësore janë legjitime, por përgjegjësia për gjendjen aktuale, sipas tij, i takon politikanëve që kanë qenë në pushtet gjatë dy dekadave të fundit.

Ai gjithashtu paralajmëron se, sipas tij, përzierja e politikës në protesta mund të sjellë tensione dhe incidente, duke bërë thirrje për kujdes në situatën aktuale politike në rajon.

Latest Posts

Mos e humb lajmin