Monday, May 18, 2026

Lajmi në kohë reale

“Gjuha nuk lyp leje”/ Pirro Vengu mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur mbështetje për kauzën e tyre në mbrojtje të të drejtave gjuhësore dhe qytetare.

Në një mesazh publik, Vengu vlerësoi mobilizimin e studentëve shqiptarë, të cilët këtë herë u paraqitën më të shumtë dhe me mbështetje edhe nga studentë të ardhur nga Tirana dhe treva të tjera shqiptare.

Sipas tij, pavarësisht pengesave burokratike, “energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj”, ndërsa theksoi se protesta e zhvilluar në mënyrë paqësore në Shkup përçon një model europian të reagimit qytetar dhe demokratik.

Ai nënvizoi se mbrojtja e gjuhës shqipe dhe e të drejtave themelore duhet të mbetet larg tensioneve politike dhe frymës së përçarjes, në funksion të fqinjësisë së mirë dhe bashkëjetesës mes komuniteteve.

Postimi i plotë:

“Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut e treguan sërish se “gjuha nuk lyp leje”. 🇦🇱

Kësaj here më të shumtë, më energjikë dhe me mbështetjen e studentëve nga Tirana dhe nga gjithë shqiptaria. Edhe kur dikush mendon se mund të ndalojë studentët me pengesa burokratike, energjia e një kauze të drejtë gjen gjithmonë rrugën e saj.

Një shembull europian në zemër të Shkupit se si protesta paqësore dhe qytetare mund të kthehet në zërin e një të drejte themelore, larg tensioneve që nuk kanë vend në fqinjësinë e mirë ku synojmë të jetojmë bashkë. 🇪🇺

E drejtë dje, e drejtë sot dhe më e fortë çdo ditë, deri në fitoren e saj.

Gjithmonë me ju!

StudentetShqip”/mxh

https://www.instagram.com/p/DYfb4d6M-3f/?igsh=a2pmOW51ZW11MXNi

Latest Posts

Mos e humb lajmin