Friday, May 22, 2026

Lajmi në kohë reale

Familja e futbollistit që vdiq nga Ebola i vë flakën spitalit, besojnë se virusi vdekjeprurës është një gënjeshtër, mjekët nuk ju dhanë trupin

Të afërmit e një viktime të Ebolës, të cilët besojnë se virusi është një gënjeshtër, i vunë flakën një spitali pasi mjekët dhe stafi përgjegjës refuzuan t’u jepnin trupin. Familja e futbollistit të ri shkoi në Spitalin Rwampara në Ituri, Republika Demokratike e Kongos, për të provuar ta merrnin trupin e tij me forcë.

Megjithatë, kur u tha se nuk mund ta merrnin, ata hodhën gurë dhe u vunë flakën dy tendave të trajtimit, ndërsa brenda ishin gjashtë pacientë. Të paktën një punonjës spitali u plagos në incident, duke bërë që autoritetet të vendosnin mbrojtje ushtarake.

Familja e tij, si shumë të tjerë në zonë, besojnë se Ebola është një gënjeshtër, sipas Luc Mambele, nënkryetar i partisë politike kongoleze A2RC. Në vend të kësaj, nëna e futbollistit të ri beson se ai vdiq nga tifoja, e cila shkaktohet nga uji i ndotur.

“Popullsia nuk është mjaftueshëm e informuar ose e vetëdijshme për atë që po ndodh. Për anëtarët e komuniteteve më të largëta, Ebola është një shpikje e një njeriu të bardhë; ajo nuk ekziston”, i tha Mambele agjencisë së lajmeve CNN.

Autoritetet refuzojnë të lirojnë trupat e viktimave të Ebolës sepse virusi mbetet shumë ngjitës pas vdekjes. Zyrtarët e shëndetësisë po luftojnë gjithashtu me dezinformatat, pasi shumë besojnë se Ebola është një mjet për të vjedhur para nga organizatat joqeveritare dhe spitalet.

Virusi, deri tani ka vrarë të paktën 130 persona, me 600 raste të dyshuara të tjera.

Latest Posts

Mos e humb lajmin