Saturday, May 23, 2026

Lajmi në kohë reale

Ermal Hadribeaj ngjitet në ring në një duel vendimtar në Gjermani

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj do të zbresë sërish në ring në një sfidë të rëndësishme ndërkombëtare, ku përballë do të ketë francezin Bakary Samake në një meç eliminator për titullin WBC.

Dueli do të zhvillohet të shtunën, më 23 maj, në Oberhausen të Gjermanisë dhe do të transmetohet në platformën ProBox TV. Ky përballje shihet si një hap i madh drejt garave për titull bote, duke qenë një eliminator zyrtar i WBC-së.

Hadribeaj, i njohur për stilin e tij luftarak dhe qëndrueshmërinë në ring, kërkon të konfirmojë formën e tij në skenën ndërkombëtare, ndërsa Samake vjen gjithashtu i pamposhtur dhe me ambicie të larta.

Ky duel pritet të jetë një nga përballjet më të forta të mbrëmjes së boksit në Gjermani, ku fituesi do të afrohet ndjeshëm me një shans për titull bote.

Latest Posts

Mos e humb lajmin