GazetaMax
Kuriozitete

Milan me super transfer nga Chelsea

Milan po shqyrton mundësinë për transferimin e Jorginho gjatë verës.
Milan nuk po ndalet së menduari për merkaton e verës.
Një nga emrat e radhës që po lidhet me skuadrën e Milan është ylli i Chelsea, Jorginho.
E ardhmja e Jorginho te Chelsea nuk është e sigurt, dhe fjalët e agjentit të tij se ai dëshiron të kthehet në Itali kanë bërë që Milan të shtojë interesimin.

‘Calciomercato’ insiston se ‘Rossoneri’ do të nisin një ofertë drejt lojtarit, gjatë merkatos së verës, përcjell lajmi.
Lojtari ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023 me Chelsea, dhe ‘Blutë’ mund ta largojnë atë në të ardhmen e afërt.
Milan e sheh lojtarin si zëvendësues të denjë për Franck Kessie, i cili do të largohet drejt Barcelonës.

Related posts

S”ka para, Barcelona heq dorë nga transferimi i yllit të madh

Gazeta Max

Me këtë çmim Inter e shet Martinez

Gazeta Max

Publikohet lista e Francës për Kupën e Botës

Gazeta Max