Muamer Seferi nxjerr “Parqe dhe Gjelbërime” nga borxhet: Detyrimet ulen për 113.9 milionë denarë

Menaxhimi i ndërmarrjes sjell rezultate konkrete në konsolidimin e financave.

Ndërmarrja Publike “Parqe dhe Gjelbërime” ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm në gjendjen e saj financiare, duke ulur detyrimet për 113.9 milionë denarë që nga fillimi i mandatit të drejtorit Muamer Seferi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Seferi, duke theksuar se ulja e detyrimeve është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm dhe menaxhimit më të përgjegjshëm të ndërmarrjes.

“Që nga marrja e mandatit kemi arritur t’i ulim detyrimet për 113.9 milionë denarë”, ka bërë të ditur Seferi.

Sipas tij, rezultatet e arritura tregojnë për një qasje më të përgjegjshme në menaxhimin financiar dhe përpjekje konkrete për forcimin e stabilitetit të ndërmarrjes.

Ulja e detyrimeve për më shumë se 113 milionë denarë paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e konsolidimit financiar të “Parqe dhe Gjelbërimeve”, duke krijuar një bazë më të qëndrueshme për funksionimin dhe realizimin e aktiviteteve të ndërmarrjes.

Seferi thekson se puna do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, me fokus në menaxhim efikas, përgjegjësi financiare dhe përmirësimin e mëtejshëm të punës së ndërmarrjes.

“Ky rezultat dëshmon për një menaxhim më të përgjegjshëm dhe angazhim për stabilitet më të madh financiar. Me punë dhe përkushtim, vazhdojmë përpara!”, shprehet Muamer Seferi.