Këto janë pamjet apokaliptike të natës së tmerrit që kaloi Himara mes zjarreve. Flakët nisën në kodrat mbi qytet në afërsi të lagjes 1 maji dhe, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi pranë qytetit duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe dogjën Banesa e ullishte.
Brenda pak orësh, flakët zbritën nga kodra dhe i’u afruan zonave të banuara, teksa zjarri përfshiu edhe pjesën e poshtme të Potamit. Qyteti bregdetar, ende i mbushur me turistë, në mbrëmje ofroi një pamje kaotike.
Banorë, pushues shqiptarë dhe turistë të huaj lanë banesat dhe hotelet, duke u larguar me shpejtësi drejt molit të qytetit në afërsi të bregdetit për t’iu shpëtuar flakëve dhe tymit.
Sipas informacioneve paraprake dëmet materiale janë kolosale me të paktën gjashtë banesa të shkrumbuara, ku 3 prej tyre të banuara. Qindra hektarë sipërfaqe toke me ullishte dhe pemë të tjera janë djegur, teksa bilanci përfundimtar do të jetë i qartë vetëm pas shuarjes totale të zjarrit.
Forcat zjarrfikëse në kushte të vështira kane luftuar gjate gjithë natës për te vene ne kontroll flakët masive. Fillimisht situata ka dalë totalisht jashtë kontrollit me vetëm një zjarrfikëse e cila ishte në dispozicion dhe me banorët e zonës që dolën në terren për tu përballur me flakët në përpjekje për të mbrojtur pronat e tyre.
https://www.facebook.com/reel/2069342263705217
