Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk ishin në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK

Sot është mbajtur mbledhja e Grupit Parlamentar të LDK-së, ku është diskutuar për seancën konstituive të 9 shtatorit.

Burime të Gazetës Express tregojnë se Lutfi Haziri, Hykmete Bajrami dhe Janina Ymeri nuk morën pjesë në këtë mbledhje.

Pas mbledhjes, shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se gjithë janë pajtuar që të marrin pjesë në seancë.