Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit: Publikohet lista me 5.240 borxhlinj

Mbi 221 milionë euro borxh ndaj shtetit: Publikohet lista me 5.240 borxhlinj.

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka publikuar listën më të re të borxhlinjve, në të cilën figurojnë gjithsej 5.240 subjekte dhe qytetarë me borxhe ndaj shtetit.

Nga numri i përgjithshëm, 2.008 janë persona juridikë, ndërsa 3.232 janë persona fizikë.

Borxhi i përgjithshëm i papaguar arrin në mbi 13,64 miliardë denarë, ose rreth 221,8 milionë euro.

Krahasuar me muajin e kaluar, në listë janë shtuar edhe 2 kompani dhe 38 qytetarë, ndërsa shuma e përgjithshme e borxhit është rritur për rreth 7,3 milionë euro.

Pjesa më e madhe e detyrimeve të papaguara lidhet me tatimet dhe kontributet, ndërsa borxhi për detyrimet doganore është ulur.

Lista përfshin borxhet që kanë arritur për pagesë deri më 31 maj 2026, por që nuk janë shlyer deri më 31 gusht 2026.