GazetaMax
SPORT

Konfirmohet transferimi i Kessies te Barcelona

Busquets konfirmon transferimin e Kessie: E kam parë duke luajtur, jam i sigurt se do të na ndihmojë.
Mesfushori i kombëtares së Spanjës dhe lojtari i Barcelonës, Sergio Busquets ka konfirmuar marrëveshjen e skuadrës së tij me mesfushorin Franck Kessie.
Në një intervistë të Busquets për ‘Rac1’ është konfirmuar në formë indirekte transferimi i Kessie te Barcelona.
Spanjolli ka thënë se pret nga lojtari i Milan që të përshtatet me planet e trajnerit, dhe është shprehur i lumtur për përforcimet.
“Ai duhet të përshtatet me trajnerin, i cili sigurisht e ka parë atë para nënshkrimit”, ka thënë Busquets, transmeton lajmi.net.
“Jam i lumtur të kem një skuadër më të fortë dhe njerëz që duan të vinë këtu. E kam parë atë duke luajtur. Është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, mbanë topin mirë… jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”, ka shtuar pivoti spanjoll.
Kessie refuzoi të rinovonte kontratën e tij me Milan dhe raportohet se ka nënshkruar marrëveshje katër vjeçare me Barcelonën.

Related posts

Haaland, shumë i kënaqur te City: Është projekti më i mirë sportiv në futboll tash për tash

e-max

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

e-max

Kessie s`do largohet nga Barcelona në janar

e-max