New York Fashion Week prezanton shqiptarin Marndis Curcija me titullin “Best Editorial Model”

Kishte kohë që stili dhe tiparet e tij komendoheshin dhe kishin rënë në sy nga të gjithë sidomos nga industria e modës në botë. E kemi fjalën për modelin e njohur shqiptar Marndis Curcija ku në skenën më të madhe botērore të modës nuk ishte thjesht i ftuar dhe të sfilonte por rrëmbeu dhe një titull prestigjioz si ai i Best Editorial Model në International Model Awards nga eventi UFFA apo Unique Fashion Foundation. Një super arritje për modelin me origjinë nga Shkodra ku më pas shkëlqimin dhe vlerësimin e tij si në ëndërr e pa të vlerësuar edhe në revistat dhe faqet më tē njohura në botë si Haper’s Bazzar, L’officiel, Elle & Grazia duke shkruar për dukjen e tij në këtë event të madh. Ne mësojmë se çmimi UFFA International Models Award pritet të jetë edhe në edicionet e ardhshme të Unique Fashion Show, duke u kthyer në një platformë për të vlerësuar modelet që spikasin në skenën ndërkombëtare, ku Milan Fashion Week vjen në shkurt 2027 ku Marndis ka konfirmuar pjesemarrjen e tij, ndërsa Paris Fashion Week në Maj të vitin që vjen. Ai si model është Rekrutuar nga Ekaterina Da Silva dhe Gita Dzhavid.
Marndis ka shume gjëra ne plan dhe skuadra e tij tregon se shumë intervista, postime & shows do të dalin së shpejti.

Duke veshur koleksionin I’M BACK Badu Design-Ariane Santos (Brazil)

Matheo’s Studio Nga African Fashion Foundation

Founder Of Unique Fashion Foundation| Gita Dzhavid

Rekrutuesi Ekaterina Da Silva

•Fotografët
Christian Mercado
Ekaterina Votinova
Jessie Rodriguez

Best International hair stylist Mirna Franco

Celebrity Makeup Artist nga Ibiza Mary Dego.

Mjafton që ta ndiqni shqiptarin edhe në Instagramin e tij me emrin e tij dhe adresën marndis_c dhe do të mund të shihni aktivitetet dhe sukseset e modelit shqiptar që fiton këtë çmim.

https://www.instagram.com/marndis_c?stkn=YTcweTdobGZ4bWpz