Drejtori i ski-qendrës “Kodra e Diellit”, Gani Aliji, ka njoftuar për një investim të ri në vendosjen e portave për skanimin e biletave para ski-ashensorëve, me qëllim përshpejtimin e qasjes së vizitorëve në pista.
Përmes këtij investimi me teknologji bashkëkohore, synohet të reduktohen pritjet e gjata, të përmirësohet siguria dhe të rritet efikasiteti i kontrollit të biletave. Sipas Alijit, portat e reja do të mundësojnë kalim më të shpejtë dhe më të lehtë drejt pistave, si dhe kushte më moderne për të gjithë adhuruesit e skijimit.
“Vazhdojmë me investime për ta bërë Kodrën e Diellit destinacionin tuaj të preferuar dimëror”, thuhet në njoftimin e ski-qendrës.
