Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka njoftuar mbajtjen e konventës së tij promovuese, e cila do të zhvillohet të dielën, më 4 tetor.
Konventa do të mbahet në Shkollën Fillore “7 Marsi” në Çellopek, me fillim në ora 20:00.
Huseini u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në këtë tubim, duke theksuar se takimi do të jetë mundësi për të diskutuar për të ardhmen e Bërvenicës dhe për punën që, sipas tij, e pret komunën në periudhën e ardhshme.
“Ejani të bashkohemi, të flasim për Bërvenicën që duam dhe për punën që na pret përpara”, ka shkruar Huseini në njoftimin e tij.
Në fund të mesazhit të tij elektoral, kandidati i VLEN-it ka përdorur sloganin “Me numrin 4, drejt ndryshimit!”, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e konventës së së dielës.
Konventa pritet të shërbejë si një nga aktivitetet kryesore të fushatës së Huseinit në garën për kreun e Komunës së Bërvenicës.
