Reperi i njohur gjilanas Blleki nuk ka të ndalur këtë vit. Artisti sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Kitty Cat”.
Kënga ka ardhur e shoqëruar edhe me videoklip dhe që në orët e para të publikimit ka nisur të komentohet dhe dëgjohet nga publiku.
Për “Kitty Cat”, Blleki është kujdesur vetë për beatin dhe tekstin, ndërsa kënga është punuar në Flow Music. Videoklipi është realizuar nga Dardani.
Me stilin e tij karakteristik, reperi vazhdon t’i qëndrojë besnik identitetit të tij muzikor, ndërsa projektet e njëpasnjëshme që ka publikuar po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje.
Por Blleki nuk do të ndalet me kaq. Mësojmë se reperi ka përgatitur një album të plotë, i cili pritet të publikohet më 10 tetor. Kureshtja dhe pritshmëritë për projektin e ri tashmë janë të mëdha.
Deri në publikimin e albumit, publiku mund të shijojë “Kitty Cat”, projektin më të ri muzikor nga Blleki.
