Për më shumë se dy muaj kërcënonte ish partneren përmes telefonit dhe një aplikacioni celular

Më 13.10.2026 në orën 18:00 në DPB Gostivar, një grua 61-vjeçare me banim në Gostivar ka raportuar se në periudhën nga korriku deri më 27.09.2026, ish-partneri i saj D.K., i cili qëndron jashtë shtetit, i ka dërguar kërcënime përmes telefonatave dhe një aplikacioni celular. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.