Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka pritur në një vizitë vëllazërore Bekim Jasharin, me të cilin ka diskutuar për historinë kombëtare, projektet e mëdha dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Mexhiti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, të cilin e cilësoi si një projekt historik në qendër të kryeqytetit.
Ai e vlerësoi këtë investim si më të madhin në historinë e arsimit shqip në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar rëndësinë e lidhjeve historike mes Shqipërisë, shqiptarëve dhe Shkupit.
Mexhiti falënderoi Bekim Jasharin për vizitën, ndërsa theksoi se dyert e Komunës së Çairit janë gjithmonë të hapura për familjen Jashari, të cilën e cilësoi si simbol të qëndresës dhe të historisë shqiptare.
