Ministri Ferati dhe Dominika Krois diskutojnë për reformat dhe çështjen e sigurisë së vendit

Ministri Agon Ferati zhvilloi takim me Dominika Krois, Shefe e Zyrës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, ku u diskutua për zhvillimet aktuale në Maqedoninë e Veriut, proceset integruese dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të avancimit të agjendës euroatlantike të vendit.
Gjatë takimit u theksua përkushtimi për forcimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e vlerave të përbashkëta evropiane, si shtylla të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Ministri vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të reformave dhe përparimit të Maqedonisë së Veriut drejt integrimit euroatlantik. Në këtë drejtim, u riafirmua nevoja për dialog të vazhdueshëm, partneritet institucional dhe koordinim të përbashkët për përballimin e sfidave rajonale, forcimin e paqes dhe sigurisë, si dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe prosperuese për qytetarët.