Kostovski vazhdon me transformimin e lagjes Shkup Veri, rikonstruksion i plotë në rrugën “Kosturska”

Komuna e Butelit ka nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të dy parkingjeve në lagjen Shkup Veri. Projekti synon përmirësimin e kushteve të parkimit dhe rregullimin e hapësirave publike për banorët.

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka bërë të ditur se ka nisur rikonstruksioni i parkingut të madh dhe atij të vogël në rrugën “Kosturska”, në kuadër të investimeve infrastrukturore në Shkup Veri.

Me realizimin e këtij projekti, synohet krijimi i hapësirave të rregulluara për parkim, përmirësimi i infrastrukturës publike dhe lehtësimi i përditshmërisë së banorëve të kësaj lagjeje.

Nga Komuna e Butelit bëjnë të ditur se punimet janë pjesë e angazhimeve për realizimin e projekteve të premtuara, duke vënë theksin te zhvillimi infrastrukturor dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në të gjitha vendbanimet e komunës.