Partizani do të përballet me Skënderbeun, për ndeshjen e javës së 8-të të “Abissnet Superorie”.
Duhej vetëm konfirmimi i FSHF-së që kësaj sfide t’i njihej stadiumi dhe orari në të cilin do të luhej, e shtunë ora 13:30.
Të kuqtë kanë shfaqur dukshëm destabilitet këtë sezon, teksa ecuria nuk është ajo çfarë pritej që në startin e tij. Humbja 4-1 ka bërë që të “lëkunden” sërish themelet, ndaj dhe përballë rivalëve korçarë duhet dalë me urgjencë nga “zona e kuqe”.
Mislav Karoglan ka një detyrë të rëndësishme, sa të vështirë por edhe sfiduese njëkohësisht. Të përballojë presionin si një trajner që vjen me urgjencë për të shpëtuar një sezon të nisur dështim, e që mund të marrë përmasa akoma dhe më trishtuese nëse nuk ka një reagim të menjëhershëm, duke filluar që tek kjo ndeshje.
Në Vorë, Partizani kërkon të rikthehet “online” dhe të shkëputet nga vendi i fundit që i bën ata të “dridhen”. E vetmja “kurë” do të ishin tre pikët për të hedhur pas momentin e keq dhe për të fituar qetësinë, së paku në kushtet në të cilat ndodhet.
Burimi: botasot.info
