Mbrojtësi i djathtë i kuqezinjve hyn në fazën finale të rehabilitimit, duke iu afruar rikthimit në konkurencë për ndeshjet e ardhshme.
Mevlan Murati po i afrohet rikthimit të plotë pas dëmtimit të pësuar gjatë stërvitjes, në zonën e ijeve. Pasi ditët e fundit kishte nisur vrapimet e lehta, sot mbrojtësi i djathtë ka filluar punën me grupin, duke hyrë në fazën finale të rehabilitimit.
Gjendja e tij do të vlerësohet në vazhdim nga stafi mjekësor dhe teknik, para rikthimit të plotë në konkurrencë.
