Maxhoranca voton ligjet, opozita proteston dhe vendos karriget sipër tavolinave. Pamje nga kaosi brenda Kuvendit
Vijojnë tensionet në Kuvend, ndërsa mazhoranca voton projektligjet e rendit të ditës mes protestës së deputetëve të opozitës.
Deputetët opozitarë godasin tavolinat dhe duartrokasin për të krijuar zhurmë, ndërsa kanë vendosur disa prej karrigeve mbi tavolinat e sallës.
Opozita kërkon lirimin e studentëve të arrestuar dhe ka shfaqur fotografi që, sipas saj, dokumentojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre.
Në pamjet e publikuara nga LSA shihet edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili i është bashkuar protestës në sallë duke duartrokitur.
“Do të të…”, sharje banale e sherr i fortë në Kuvend. Kreka përplaset fizikisht me ish-ministrin Hoxha, Bora Muzhaqi tenton të qetësojë kolegun, ndërhyn Garda

Një situatë tejet e tensionuar është shënuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend.
Deputeti i PD-së Fidel Kreka fillimisht iu është afruar deputetëve të PS-së dhe ka nisur përplasja me fjalë.
Më pas, është parë ish-ministri Ervin Hoxha t’i afrohet, duke kërkuar që të qetësohet situata. Më pas, Kreka i është kthyer këtij të fundit, duke e shtyrë me të dyja duart.
Në atë moment, situata ka agravuar, ku Hoxha ka tentuar t’i kthehet, por ka ndërhyrë menjëherë Garda, si dhe deputetët e tjerë.
Tensione në Kuvend! Noka tenton t’u heqë kartonat socialistëve, përplasje mes deputetëve
Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Ndërkohë që kreu i Kuvendit Niko Peleshi përplasje ka pasur mes socialistëve dhe demokratëve.
Noka tenton t’u heqë kartonat socialistëve ndërkohë që punonjësit e Gardët kanë provuar ta ndalojnë por nuk kanë mundur dot.
Përplasja më e fortë ka qenë mes Nokës dhe ish ministrit Ervin Hoxha. Ndërkohë të gjithë deputetët e opozitës kanë “zbarkuar” në anën e sallës ku qëndrojnë socialistët. Nga ana tjetër, Garda është bërë gardh para foltores.
Përplasje në Kuvend/ Noka i shkul mikrofonin Taulant Ballës, ndërpritet seanca
Debate, tensione e përplasje verbale mes deputetëve në Kuvend.
Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kreut të Grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ndërsa ishte duke komunikuar.
Në këtë mënyrë, Niko Peleshi ka njoftuar dhe ndërprerjen e seancës.
Burimi:botasot.info
