Protesta në Tiranë: Protestuesit hedhin gurë, policia kërkon largimin e fëmijëve nga rruga

Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur kapsollë dhe gurë në drejtim të policisë në ditën e dhjetë të protestave të dhunshme në Tiranë.

Ndërkohë efektivët u janë kundërpërgjigjur me ujë dhe përmes megafonit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve.

“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga!

Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.

Burimi:botasot.info