Një shtetas i huaj është rrahur sot për vdekje nga një turmë prej rreth 50 personash në Durban, Afrikë e Jugut.
Sipas policisë, burri i paidentifikuar, i cili mendohet të jetë në fund të të 30-ave ose në fillim të të 40-ave, fillimisht u afrua nga dy burra në anë të rrugës, para se të sulmohej nga një grup më i madh.
Ai u shpall i vdekur në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për vrasjen, ndërsa motivi mbetet ende i paqartë, transmeton BBC.
Afrika Jugore është përballur me sulme ksenofobike për gati dy dekada. Në vitin 2008, mbi 60 persona u vranë dhe dhjetëra-mijëra të tjerë u shpërngulën gjatë sulmeve të përhapura ndaj shtetasve të huaj.
Emigrantët akuzohen shpesh se u marrin vendet e punës vendasve, se kontribuojnë në rritjen e kriminalitetit dhe se krijojnë presion mbi shërbimet publike. Megjithatë, studiuesit theksojnë se pretendime të tilla të përgjithësuara nuk mbështeten nga provat.
Pavarësisht vështirësive ekonomike, Afrika Jugore mbetet një nga destinacionet kryesore në kontinent për emigrantët që kërkojnë punësim, siguri dhe mundësi më të mira.
Burimi:botasot.info
