Kampioni aktual, Sutjeska e Nikshiqit luan sot si mysafir ndaj skuadrës shqiptare Otrant-Olimpik në orën 14:00, në derbin e javës së 12-të të Ligës së Parë të Malit të Zi në futboll.
Duhet theksuar se më 15 gusht të këtij viti, Sutjeska pësoi një humbje të rëndë në fushën e vet, në kuadër të javës së tretë të Ligës së Parë të Malit të Zi, duke u mposhtur 4:1 nga lideri i kampionatit Otrant-Olimpik.
“Jemi në një seri të mirë. Otranti është një skuadër e mirë, gjë që dëshmohet edhe nga fakti se ndodhet në vendin e parë në tabelë.
Jemi në ritëm të mirë dhe shkojmë atje për të luajtur futboll të hapur.
Me ndihmën e Zotit, besojmë se mund të fitojmë dhe më në fund ta marrim vendin e parë.
Sutjeska është kampione në fuqi dhe do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur titullin”, deklaroi në prag të ndeshjes ndihmëstrajneri i Sutjeskës, Gradimir Crnogorac.
Burimi: botasot.info
